Sigal Prishtina në paraditen e së martës ka mbajtur seancën stërvitore në kryeqytet dhe më pas ka marrë rrugë drejt Belgjikës ku e pret përballja në FIBA Europe Cup, shkruan Koha Ditore.
Kampionia e Kosovës është mysafire e ekipit Belfius Mons-Hainaut, ndeshje kjo që zhvillohet të mërkurën (sot) prej orës 20:30 në kuadër të Grupit G. Pjesë e këtij grupi janë edhe Khimik nga Ukraina e Demir Insaat nga Turqia, kurse dy ekipet e para në grup do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e dytë grupore, që është edhe qëllimi i klubit kosovar pas dy dështimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFIBA Europe Cup është gara e vetme evropiane ku Sigal Prishtina paraqitet këtë edicion.
Bardhekaltrit në duelin kundër ekipit belg Mons do të jenë pa Fisnik Rugovën, i cili ditë më parë ka lënduar nyjën e këmbës së majtë. Po ashtu, në klub nuk janë më amerikanët JJ Mann e Patrick Cole, që janë liruar, kurse rrugën e tyre pritet ta ndjekë edhe Eric Johnson. Të huajt e tjerë te Prishtina janë Andrew Lawrence, Wayne Martin dhe Maxie Esho...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.