Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Tottenhamit që zhvillohet muajin tjetër, kanë raportuar të martën mediumet angleze.
Mustafi u lëndua me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe i mungoi Arsenalit në humbjen e fundit nga Watfordi (2:1), transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDueli mes Arsenalit dhe Tottenhamit, do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin "Emirates" në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.
"Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se mund të llogariti në të për duelin kundër Tottenhamit", ka deklaruar Wenger.
Mustafi 25-vjeçar, që vitin e shkuar iu bashkua Arsenalit nga Valencia, këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat.