Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durmishi, tri javë jashtë fushës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi do të mungojë për tri javë shkaku i lëndimit, ka njoftuar të martën skuadra e Real Betisit.

23-vjeçari ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Valencias, të cilën Betisi e humbi 6:3 në shtëpi të dielën e shkuar, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pas kontrollimeve të bëra është konstatuar se Durmishi duhet të pauzojë për tri javë", thuhet në njoftimin e ekipit spanjoll. Durmishi këtë edicion ka qenë titullar te Betisi, duke regjistruar shtatë paraqitje në tetë xhirot e para.

Ai te Betisi u transferua para fillimit të edicionit të shkuar nga skuadra e Brondbyt për dy milionë euro. Durmishi që është reprezentues i Danimarkës, ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2021.