Antonio Conte mendon se N’Golo Kante është mesfushor më i mirë se që ishte ai kur ishte lojtar i Juventusit, me të cilën kishte fituar pesë herë titullin e ligës dhe një Ligë të Kampionëve.
Kante është një nga favoritët për ta fituar çmimin e “Lojtarit të Vitit” këtë sezon, pasi e ndihmoi Chelsean që nga pozita e dhjetë të bëhet lider i ligës, që kur ishte transferuar nga Leicesteri në verë për 32 milionë funta, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo, ai është më i fortë se unë. Mendoj se isha më i mirë se ai në shënimin e golave, por në aspektet e tjera kjo nuk kontestohet, ai është më i fortë se unë. Më pëlqejnë shumë lojtarët e tillë. Isha një lojtar i tillë, dhe gjithmonë kam i kam çmuar këta lloj lojtarësh, me bujari të madhe dhe aftësi që të punojë për ekipin. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi lojtarë të tillë nëse duam të fitojmë”, është shprehur Conte, raporton Goal.
Ai më tutje ka thënë se, “Kante është shembull, është djalë fantastik, lojtar fantastik, jo vetëm me talent të madh, por lojtar që vrapon shumë gjatë ndeshjes”.