Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i tri përfaqësueseve nuk ka hequr dorë nga Kosova

Ndonëse vendimet në një fazë të mëhershme të karrierës ia mohuan të drejtën që të luajë për Kosovën në ndeshjet e saj të para zyrtare, futbollisti Mërgim Brahimi vlerëson të mos këtë bërë ndonjë gabim në karrierë.

Mesfushori 24-vjeçar pritej të ishte prej bartësve të lojës së Kosovës në eliminatoret për Botërorin "Rusia 2018" që për përfaqësuesen e drejtuar nga Albert Bunjaki janë të parat, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por menjëherë pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, kjo e fundit në fillim të qershorit të vitit të kaluar ia ndaloi Brahimit paraqitjen për Kosovën. Ai lajmin e mori më 3 qershor, pak orë para fillimit të ndeshjes miqësore të Kosovës me Ishujt Faroe. Në fund të gushtit, FIFA ktheu përgjigje tjetër negative për mundësinë e aktivizimit të Brahimit me Kosovën.

Ai në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë e më pas edhe për Zvicrën. Kosova për të do të ishte përfaqësuesja e tretë dhe FIFA nuk e lejoi një gjë të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.