Kampioni i botës në peshën e rëndë, Deontay Wilder, u është kundërpërgjigjur kritikëve të tij, duke u thënë që të "hulumtojnë" dhe t'i japin lëvdatat e njëjta që po ia japin Anthony Joshuas.
Wilder do të mbrojë titullin në versionin WBC kundër Bermane Stivernes muajin e ardhshëm, pasi meçi i tij me Luis Ortizin u anulua pasi kubani dështoi në test të dopingut, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmerikani i pamposhtur, që ka fituar të gjitha 38 meçet e tij në boksin profesionist, është kritikuar se nuk ka pasur kundërshtarë të nivelit më të lartë gjatë karrierës së tij. Por, Wilder thotë se është i gatshëm të ndeshet me çdokënd dhe kritikët nuk po tregohen fer me të.
"Mos u mashtroni, a hulumtoni kur më kritikoni mua? Boksierët e shteteve të tjera përkrahen nga njerëzit e tyre, pavarësisht se çfarë bëjnë, kurse shumë nga ju nuk doni të dëgjoni këtë, por është ok. Bëni hulumtimet tuaja", ka thënë Wilder...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.