Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rruga e Zotëri 33-shit deri te maja e futbollit italian

Barcelona, Bayern Muenchen dhe Manchester City janë skuadrat e vetme që Pep Guardiola i ka drejtuar gjatë karrierës si trajner.

Maurizio Sarri i Napolit, kundërshtari i tij në përballjen e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, ka pasur një rrugë më të gjatë deri në maje duke drejtuar ndër të tjera skuadra si Sangiovannese, Arezzo, Avellino, Perugia, Grosseto, Alessandria dhe Sorrento, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sarri, trajner i një prej skuadrave me futbollin më atraktiv në Serie A, kurrë nuk ka luajtur futboll profesionist dhe nuk ka marrë drejtimin e ndonjë skuadre në elitën italiane deri në moshën 55-vjeçare, kur me Empolin në vitin 2014 u ngjit në elitë.

I njohur si "Mr. 33" (Zotëri 33-shi), pasi i kishte menduar 33 plane të ndryshme të pozitave standarde sa ishte tek Empoli, Sarri shpejt solli risi te Napoli, duke përdorur dronët për të filmuar seancat stërvitore nga lart.

Për vetëm dy stinorë, ai ka larguar moskonsistencën që kishte skuadra gjatë periudhës me Rafael Nadalin dhe ka nxjerrë më të mirën nga lojtarët, si mesfushorët Marek Hamsik e Jorginho, lojtarë që kishin telashe të gjenin veten nën drejtim të Benitezit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.