Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, vlerëson ndeshjen e së martës mbrëma me Tottenhamin, si një finale të Grupit H të Ligës së Kampionëve.
Reali e pret në "Santiago Bernabeu" Tottenhamin në përballjen e dy skuadrave ende të pamposhtura në grup. Reali e Tottenhami ndajnë kreun me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa kanë edhe goldallim të njëjtë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne u japim gjitha skuadrave respekt maksimal dhe përballemi me test të madh. Ne kemi dy ndeshje kundër Tottenhamit. 'Finalja' e parë është të martën - një finale e grupit - dy skuadra me pikë të njëjta. Ne duam të luajmë lojë të mirë. Mendoj se do të jetë lojë e mirë për të gjithë që pëlqejnë futbollin, do të shohin lojë të mirë. Shpresoj të marrim tri pikë", ka thënë Zidane në konferencë për media.
Të dy skuadrat në ndeshje futen pas fitoreve në fundjavë. Tottenhami triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Bournemouthit, ndërsa Reali 2:1 në udhëtim ndaj Getafes...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.