Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger: Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur tek Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pas fitores së thellë ndaj Lincolnit në FA Cup është shprehur se nuk e di edhe sa kohë i kanë mbetur te klubit londinez.

Francezi nuk e ka të ardhmen e sigurt pas rezultateve jo të mira këtë sezon, ndërsa tifozët e Arsenalit qe një kohë të gjatë po kërkojnë dorëheqjen e tij, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se e kam dëshmuar që gjatë jetës time jam përpjekur t’i shërbej këtij klubi me të gjithë përkushtimin tim dhe do ta bëj këtë gjatë kohës sa jam këtu. Sa gjatë, nuk e di. Kam treguar besnikëri dhe preferenca ime gjithmonë ishte që të qëndroja këtu, por tashmë këtë e kam përsëritur shumë herë. Kjo nuk është e kushtëzuar, por është se si unë ndjehem dhe si është situata”, është shprehur Wenger për BT Sport.