Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Ronaldo para Messit e Neymarit”

Francesco Totti ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton çmimin për futbollistin më të mirë nga FIFA, para Lionel Messit të Barcelonës dhe Neymarit të PSG-së.

Legjenda e Romës ka thënë se të tre janë “jashtëtokësorë”, por portugezi sipas tij është një nivel më lartë në sezonin e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi duke folur për tre jashtëtokësorë. Mendoj se, në fund, Ronaldo është i pari. Ka pasur sezon të mrekullueshëm dhe ka arritur të gjitha qëllimet e tij”, ka thënë Totti për uebfaqen e FIFA-s.

Ky çmim do të ndahet më 23 tetor.