Selektori i përfaqësueses U-17 të Kosovës në futboll, Besnik Kollari, dhe futbollistët janë shprehur se janë të mobilizuar për ta fituar takimin e fundit në kualifikimet për kampionatin evropian "Anglia 2018".
Kosova ndeshjen e fundit e luan të hënën (sot, 16:00) kundër Hungarisë në Budapest, ku edhe është duke u zhvilluar turneu kualifikues i Grupit 9. Kosova është e vetmja e Grupit 9 pa fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pësuar disfata nga Holanda (3:1) dhe nga Uellsi (2:0), shkruan sot Koha Ditore.
"Gjatë këtyre ditëve kemi analizuar dy ndeshjet e kaluara, në mënyrë që të përmirësojmë apo të mënjanojmë dobësitë dhe lëshimet që kishim. Do të hyjmë në ndeshje me një angazhim maksimal që ta bëjmë më të mirën e mundshme. E dimë nivelin tonë dhe na nevojitet shumë punë në të ardhmen për të pasur një ekip konkurrues real me të tjerët", ka thënë Kollari për uebfaqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Rezultat pozitiv pret edhe portieri Auron Loxha.
"Besoj se do ta japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv", ka theksuar Loxha. Kurse futbollisti Endrit Alija ka theksuar se humbjet nga Holanda dhe Uellsi nuk janë turpëruese. "Do të mundohemi të japim gjithçka nga vetvetja që të dëshmojmë se jemi rival të denjë për Hungarinë", është shprehur Alija.