Ish-mbrojtësi anësor i Arsenalit, Armand Traore ka zbuluar se si kishte kaluar dhjetë orë në një çeli në polici pasi kishte marrë një boks të hekurt me vete në derbin e tij të parë të veriut të Londrës, shkruan Daily Mail.
Francezi vetëm sa kishte firmosur me Arsenalin dhe donte të shihte skuadrën e tij duke luajtur me Tottenhamin, por iu ndalua të bënte këtë kur policia gjeti armën e tij derisa ai po futej në stadium., përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi anësor që nga atëherë ka pranuar se e kishte mbivlerësuar pak armiqësinë mes dy skuadrave dhe kërkoi falje për gabimin e tij.
"Unë isha vetëm 17-vjeçar dhe vetëm sa kisha nisur të luaja për skuadrën e parë të Arsenalit. Kisha ato imazhe në kokën time. Unë shkova në derbin e veriut të Londrës, por isha i bindur se dikush mund të më njihte. Mendova se po të më njihte ndonjë tifoz i Tottenhamit, duhej të isha i gatshëm nëse do të ndodhte diçka. Kështu që mora boksin e hekurt në xhepin tim, që ishte budallallëk", ka treguar Traore....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.