Në heshtje të plotë është përcjellë në Kosovë fillimi i edicionit të ri në Ligën Ballkanike në basketboll. Gjatë javës janë luajtur tri ndeshje, ndërsa në "skenën" e BIBL kanë dalë skuadra të panjohura për tifozët e basketbollit në Kosovë si Ibar Rozhajë, Akademik Bultex 99 e Blokotehna.
Shumë më ndryshe ishte para një viti, kur nisi edicioni 2016\17 i Ligës Ballkanike. Ishin katër skuadra nga Kosova, katër më të mëdhatë, me plot lojtarë e trajnerë të huaj, që po shënjestronin titullin në BIBL, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjëra prej tyre nuk e arriti titullin, ndërsa rrugës Peja e Trepça u futën në borxhe të mëdha e rrjedhimisht në kriza të thellë.
Kjo bëri që Peja e Trepça këtë edicion mos të garojnë në BIBL. Në fakt nuk është e sigurt nëse edhe me forcën financiare të edicionit të kaluar Peja e Trepça do të zgjidhnin të garonin në Ligën që jo gjithnjë ka pasur sjellje korrekte karshi klubeve kosovare....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.