Mauro Icardi nuk ka arritur të përshkruajë ndjenjat për fitoren 3 me 2 ndaj Milanit, që erdhi si rezultat i tre golave të argjentinasit.
Argjentinasi realizoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, përfshirë penaltinë në minutën e fundit për t’i siguruar Interit fitoren në Derby della Madonnina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrja e topit me vete është ndjenjë e veçantë. Nuk mund ta përshkruaj. Kam folur me bashkëlojtarët e mi dhe e kam ditur se duhet të shënoj, andaj po e mbaj shtrëngueshëm këtë top. Le të flasin kritikët, unë bëj atë që duhet në fushë. Jam i lumtur për veten dhe Interin, mbi të gjitha është fitorja”, ka thënë ai pas takimit.
Icardi ka thënë se Interi nuk duhet të mendojë njëherë për titull edhe pse është vetëm dy pikë prapa liderit Napoli.