Barcelona ka konfirmuar se Neymar nuk do të paraqitet në përballjen e nesërme ndaj Deportivo La Corunas në kuadër të La Ligas.
Gjiganti evropian përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se Neymar ka dhimbje në këmbën e tij të majtë, kurse do të mungojë edhe Rafinha, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNeymar ishte një nga më meritorët në fitoren historike ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy herë, bëri një asist, si dhe nxori një penalti.
Barcelona me atë rikthim sensacional bëhet ekipi i parë në histori të kësaj gare që përmbys disavantazhin prej 4-0 nga ndeshja e parë.
Nesër nga ora 16:15 Barcelona luan mysafir i Deportivos, derisa është lider një pikë para Realit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
? [SQUAD ANNOUNCEMENT] @neymarjr and @Rafinha, to miss Deportivo match! Full list of 18-man squad ? https://t.co/pX9MVx7ez6 #DeporFCB pic.twitter.com/u6iYzIi5MW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 11, 2017