Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Houllier tregon përse Liverpooli nuk e transferoi Ronaldon më 2003

Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka thënë se struktura e pagave në klub ishte arsyeja përse dështoi transferimi i Cristiano Ronaldos.

Francezi, që ishte trajner në Anfield deri më 2004, kishte synuar transferimin e portugezit më 2003 nga Sporting Lisbona, por ai thotë se paga e kërkuar nga Ronaldo ishte shumë e lartë dhe në vend të tij transferoi Harry Kewellin, teksa portugezi iu bashkua Manchester Unitedit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kam parë në një turne U-21 dhe e kërkonim. Por kishim një strukturë pagash dhe nuk ishim të gatshëm të paguanim pagën që kërkonte. Më pas Unitedi luajti një miqësore me Sporting Lisbonën dhe të gjithë i thanë Sir Alex Fergusonit ‘duhet ta transferosh’. Isha në pajtim që të mos thyeja rregullat për paga. Mendoj se ajo do të shkaktonte probleme në ekipin tonë”, ka thënë ai për Liverpool Echo.

Ronaldo, tani futbollist i Real Madridit, ka fituar katër herë Topin e Artë dhe ka realizuar më shumë se 600 gola në karrierë.