Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, vazhdon të mos e pëlqejë Adnan Januzajn.
De Biasi kishte treguar publikisht në kohën sa ishte te Shqipëria, se e kishte ftuar Januzajn, por ai nuk ishte përgjigjur, duke vendosur që të bëhet përfaqësues i Belgjikës. Januzaj kishte refuzuar edhe Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani të dy kanë pasur përballje në skuadrat e reja, De Biasi si trajner i Alavesit dhe Januzaj si futbollist i Real Sociedadit. Sociedadi i Januzajt fitoi 0 me 2 të shtunën.
Pas ndeshjes, i pyetur nga Koha Ditore se a ka biseduar me Januzajn pasi që nuk ka pasur rast të bisedojë me të gjatë kohës sa ishte te Shqipëria, De Biasi ka dhënë një përgjigje interesante.
“Nuk flas me të”, ka thënë shkurt ai.