Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se pret që mesfushori Paul Pogba të bëhet ndër më të mirët në histori të futbollit.
24-vjeçari u kthye sezonin e shkuar tek Unitedi nga Juventusi, ndërsa së fundmi ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë për edhe një muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho ka besimin se Pogba do të bëhet legjendë e klubit, por dyshon se përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps është duke nxjerrë më të mirën nga mesfushori.
“Paul mund të shkruajë historinë. Ai ka talent. Por në partneritet me Blaise Matuidin për Francën, nuk mendoj se është i lumtur”, ka thënë portugezi.