Derbi i javës së 10-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës, i ka takuar skuadrës mysafire.
Fitore në këtë xhiro kanë shënuar edhe Besa e Gjilani kundër Vllaznisë së Pozheranit, respektivisht Drenicës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina fitoi ndaj kampionit të Kosovës me rezultat 0 me 2, me dy golat e shënuar nga Januzi.
Kurse Besa e mposhti Vllazninë e Pozheranit me rezultat prej 3 me 1. Për klubin pejan golat i shënuan Qorraj, Kasapi e Merlaku, kurse për Vllazninë golin e vetëm e shënoi Kastrati.
Gjilani e mposhti Drenicën me rezultat prej 2-0, me golat e shënuar nga Armend Thaqi, ndërsa autogol shënoi Sami Geci.