Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Problemi i Dybalas, portierët shqiptarë

Një rastësi e bukur për dy portierët shqiptarë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Strakosha, të cilët në dy javët e fundit kanë arritur të ndalin nga pika e 11-metërshit argjentinasin Dybala në minutat shtesë të ndeshjes.

Dhe kjo rastësi nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Allegri. Trajneri i Juventusit foli pas humbjes në shtëpi nga Lazio mbrëmjen e sotme, duke vlerësuar kundërshtarin si skuadër e mirëorganizuar, ndërsa sa i përket Juventusit ka thënë se ka pasur një rënie të përqendrimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fundin e deklaratës së tij për mediat, dikush nga gazetarët e pyet Allegri-n nëse Dybala ka problem në gjuajtjen e 11-metërshave, transmeton tch.

Dhe Allegri tregon që ka qenë i vëmendshëm se në dy penalltitë e fundit të humbura nga argjentinasi, portierët kanë qenë shqiptarë. “Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”, ka thënë me humor Allegri.