Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tragjedia dhe triumfi: jeta turbulente e Lamar Odomit

Basketbolli mund të ketë qenë i lehtë për Lamar Odomin, por jeta përfundimisht nuk ka qenë e tillë.

Ai ishte 12 vjeç dhe po rritej në lagjen Queens të New Yorkut kur nëna e tij, Cathy, vdiq nga kanceri i zorrës së trashë. Babai nuk i gjendej shpesh afër dhe gjyshja Mildred Mercer që e rriti ndërroi jetë në vitin 2003 kur Odom ishte në mesin e të 20-ve, shkruan CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre vjet më vonë, djali i tij gjashtë muajsh, Jayden, i vdiq në krevat nga një sëmundje e papritur. Odom i pikëlluar e mbajti trupin e vogël të Jaydenit për orë të tëra në spital, duke refuzuar ta lëshonte, përcjell Koha Ditore.

Në vitet e mëvonshme të karrierës së tij në NBA, para se të dilte në gjykatë, Odom përkujtoi secilin prej të dashurve që i kishte humbur, duke ua shkruar emrin në atlete.

Tre emra paraqiteshin në çdo lojë që Odom e luante në NBA. Dritat e arenës po shkëlqenin dhe tifozët brohorisnin derisa LA Lakers me yllin Odom fitoi dy tituj kampioni në NBA. Pas këtij suksesi erdhi edhe thirrja nga Hollywoodi, por zemërimi nuk ishte larg....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.