Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo i jep fitoren Realit

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka qenë vendimtar në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj rivalit lokal, Getafe.

“Los Blancos” fituan me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net. Karim Benzema i dha epërsinë Realit duke shënuar në minutën e 39.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Getafe arriti të barazojë shifrat në pjesën e dytë përmes Molinas, i cili realizoi në minutën e 56.

“Mbretërve” pikët e plota ia siguroi Ronaldo duke shënuar në minutën e 85, pas një asisti të bukur nga Isco.

Me këtë fitore Real Madridi arrin në kuotën e 17 pikëve, dhe mban vendin e dytë në tabelë me katër pikë më pak se lideri Barcelona.