Kampioni anglez, Chelsea ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në ligë.
Këtë herë skuadra e Antonio Contes u mposht nga Crystal Palace me rezultat 2 me 1, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit kaluan të parët në epërsi pas një autogoli të shënuar nga Azpilicueta kur po zhvillohej minuta e 11.
Chelsea pas shtatë minutave arriti të barazojë shifrat përmes Bakayokos, i cili shënoi pas një asistimi nga Cesc Fabregas.
Epërsinë Crystal Palacet ia riktheu Zaha duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, që doli të ishte edhe goli i fitores.