Manchester City ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në përballjen e sotme ndaj Stoke Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolas ka shpërthyer në takimin e sotëm duke arkëtuar pikët e plota pas fitores prej 7 me 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManchester City shënoi tre herë në pjesën e parë përmes Gabriel Jesusit, Sterlingut, e David Silvas, kurse golin e vetëm për mysafirët në këtë pjesëlojë e shënoi Diouf, raporton Koha.net.
Në pjesën e dytë Stoke City e ngushtoi epërsinë në 3 me 2 kur Walker shënoi autogol.
Por, në vazhdim të takimit “Qytetarët” ishin të pandalshëm duke shënuar edhe katër herë.
Gabriel Jesus, Fernandinho, Sane, e portugezi Bernardo Silva shënuan katër golat e tjerë për Manchester Cityn.
Skuadra e Guardiolas tani është lider me 22 pikë, përderisa Stoke City në vendin e 15 ka 8 pikë.