Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i kënaqur me një pikë ndaj Liverpoolit

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është ndarë i kënaqur me një pikë të fituar në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” arritën të marrin një pikë në derbin e kësaj jave në Premier Ligë ndaj Liverpoolit, duke barazuar 0-0, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kundërshtari ka qenë i fortë, por ne bëmë lojën tonë në pjesën e parë. Kishim disa raste të mira dhe kontroll të mirë të lojës, ndërsa në pjesën e dytë, unë nuk kisha zgjidhje në stol për ta larguar Matiqin, i cili ishte i lodhur dhe për ta bërë sulmin më dinamik”, tha Mourinho.

“Nuk kishte asnjë mënyrë që ta çojmë ndeshjen në një drejtim tjetër, kështu që për ne një pikë është pozitive”, theksoi tekniku portugez.