Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi sfidohet nga “vreshtarët” para kthimit në BIBL

Bashkimi do të zhvillojë një derbi jo shumë të zakonshëm në IP Superligën e Kosovës, para se të kthehet për të garuar në Ligën Ballkanike në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra prizrenase të shtunën (sot) nga ora 18:00 në Gjakovë luan ndaj Rahovecit, në kuadër të xhiros së tretë. Në të kaluarën ndeshjet e Bashkimit me Rahovecin nuk janë llogaritur derbi, por këtë edicion vlerësohen të tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peja e Trepça po luajnë vetëm me vendorë dhe kjo ka hapur rrugë që Rahoveci e Golden Eagle Ylli të bëhen forcë në Superligë. Në fakt Ylli edhe në të kaluarën ka luftuar për plejof, ndërsa Rahoveci për herë të parë mund të bëhet pjesë e tij. Rahoveci ende nuk ka palestër të gatshme dhe për këtë ndeshjen me Bashkimin e organizon në Gjakovë.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare që këtë edicion luan në Ligën Ballkanike. Vjet ishin katër. Ndeshjen e parë në BIBL, që ka humbur shumë në cilësi, prizrenasit e luajnë të mërkurën e ardhshme në Gjevgjeli të Maqedonisë ndaj skuadrës së panjohur, Blokotehna. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.