Portieri Granit Kolshi ka konfirmuar largimin nga Superliga e Kosovës, por nuk ka bërë të ditur destinacionin e tij të ardhshëm.
Deri më tani portieri i Besës së Pejës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të largohet nga Kosova, derisa këtë largim e ka cilësuar si “koha e një epoke të re”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çdo fillim i madh ka edhe fundin... pas shumë sukseseve në Superligën e dashur, tashmë erdhi momenti që nuk kam planifikuar, momenti i një fillimi të ri, momenti i largimit”, ka shkruar Kolshi.
“Mendoj se është koha e një epoke të re, për të cilën punuam, së bashku me trajnerët dhe shokët e nderuar. Mirë u pafshim Kosova ime e dashur, do të vazhdoj të të shërbej ashtu siç jam munduar prej ndeshjes sime të pare e deri tek e fundit”, ka shkruar ai.