Gjithnjë në krah të Albert Bunjakit. Bashkëpunëtori më i afërt tashmë i ish-përzgjedhësit të Kosovës në futboll. Është ky 52-vjeçari Muharrem Sahiti, njëri prej emrave më të njohur në futbollin kosovar.
Përkrah Bunjakit, si ndihmësi i parë i tij, Sahiti ka punuar prej vitit 2009 e deri të hënën, kur Kosova e Bunjaki ndanë rrugët. Por Sahiti ka karrierë dukshëm më të gjatë te Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe shumë gjasa ai do të vazhdojë ende të kryejë punë në përfaqësuese. Ai është në marrëdhënie pune me Federatën e Futbollit të Kosovës, edhe pas largimit të Bunjakit dhe së bashku me Genc Hoxhën, ndihmës i dytë i Bunjakit, pritet të udhëheqin përfaqësuesen në miqësoren e 13 nëntorit ndaj Letonisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.