Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

SHBA-ja në kërkim të një trajneri të ri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kërkim të një trajneri të ri.

Dështimi për ta kualifikuar SHBA-në në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, i ka kushtuar me punë trajnerit Bruce Arena.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Humbja nga Trinidad dhe Tobago ishte edhe ndeshja e fundit e 66-vjeçarit në stolin e amerikanëve.

Ai ka marrë përgjegjësinë për dështimin për t’u kualifikuar dhe ka thënë se kjo është arsyeja që po largohet nga posti i trajnerit, transmeton KosovaPress.

“Kur e pranova punën nëntorin e vitit të kaluar, e dija që do të kisha një sfidë të madhe para vetës”, ka thënë fillimisht Arena.

“Të gjithë që ishim të përfshirë në skuadër dhamë gjithçka nga vetja në këto 11 muaj, por për pak nuk ia dolëm. Nuk duhet të kërkojmë arsyetime. Nuk e kemi kryer punën si duhet, prandaj përgjegjësinë e marr unë”, ka shtuar ai.

Kjo është hera e parë që nga viti 1986 që SHBA-të nuk arrijnë të kualifikohen në një Kampionat Botëror.