Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar se i pëlqen të luajë kundër Liverpoolit në Anfield.
Unitedi të shtunën do të përballet me “Të kuqtë” në atë që konsiderohet përballja e parë me një rival direkt për titullin e Premier Ligës, me mysafirët që synojnë të vazhdojnë serinë si të pamposhtur në ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho në konferencën për media ka thënë se lojtarët e tij do të përfitojnë nga përballja me rivalin sesa të frikësohen nga atmosfera e zjarrtë në Anfield.
“Kur njerëzit flasin për atmosferën duket se neve nuk na pëlqen. Është ajo që dua. Jam i befasuar se si flisni negativisht për këtë gjë. Jam edhe më i brengosur kur ish-lojtarët flasin për atmosferën sikur të ishte diçka brengosëse për ne”, ka thënë Mourinho.
“Kur Barça luajti me Las Palmas me stadium të zbrazët, a ishin të lumtur me këtë? A do luante Las Palmas sikur Nou Camp të ishte i mbushur? Kur luajmë në shtëpi, ankohemi se nuk ka entuziazëm. E dimë se fansat anojnë shumë. Kjo është ajo që duam. Jam i lumtur që luajë në atmosferë të tillë. E bukur të luash në Anfield”.