Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka pohuar se klubi mund të bëjë përsëri ofertë për Andrea Belottin.
Ekipi i Vincenzo Montellas kishte bërë ofertë gjatë afatit kalimtar veror për sulmuesin italian, por skuadra e Torinos i refuzoi 70 milionë euro për 23 vjeçarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është sekret se ne provuam ta transferojmë Belottin gjatë verës, por marrëveshja dështoi për disa arsye. Ai është një lojtar fantastik dhe fans i Milanit, kështu që ndoshta një ditë mund ta veshë fanellën që e ka ëndërruar që në fëmijëri”, ka thënë Mirabelli.
Megjithatë, për transferimin e Belottit, Milani dhe ekipet e tjera të interesuara duhet të paguajnë një shumë të madhe parash, pasi Torino e ka bërë të qartë se nuk pranon ofertë më të vogël se 100 milionë euro për shërbimet e tij.