Nuk vlerësoheshin të mëdha gjasat që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të përfshihej në kualifikimet për botërorin "Rusia 2018". Kosova ishte pranuar në FIFA e UEFA, kur shorti për kualifikimet e botërorit ishte hedhur tashmë. Por dy asociacionet ndërkombëtare të futbollit i shkuan procesit deri në fund dhe përfshinë Kosovën në eliminatore, përkatësisht në grupin I të Zonës evropiane, shkruan sot Koha Ditore.
Pritjet ishin të mëdha dhe ato nuk u realizuan as për së afërmi. Kosova mbylli kualifikimet e para të saj pa fitore të arritur. Pati bilanc prej një barazimi e nëntë humbjeve. Barazoi në hapje të ciklit eliminator, më 5 shtator të vitit të kaluar, ndërsa më pas rreshtoi nëntë humbje. Të fundit e pësoi të hënën, 2:0 nga Islanda në Ryekjavik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlot zhvillime e momente, disa jo shumë të zakonshme, kishte në fushatën e parë kualifikuese të Kosovës. Pranimi i vonshëm në UEFA e FIFA, përfshirja e vonshme në kualifikime ka ndikuar në këtë. Më poshtë janë disa prej momenteve më të rëndësishme të kampanjës së parë të Kosovës...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.