Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për Kanen

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është gati që të shpenzojë rreth 200 milionë euro për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Anglezi ka realizuar 15 gola në dhjetë paraqitjet e fundit për klubin dhe kombëtaren. Ai është lidhur me një kalim te Real Madridi gjatë verës, ndërsa tani “The Sun” shkruan se Unitedi është i gatshëm të shpenzojë shifër rekorde të klubit për qendërsulmuesin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi ka pyetur se a ishte Kane në dispozicion vjet më parë. Atyre u ishin përgjigjur se nuk ka shanse për largim nga Londra. Jose është fans i madh i lojtarit dhe është shumë i interesuar. Do të jetë në gjendje të paguajë më shumë se për Kylian Mbappen”, ka thënë një burim për “The Sun”, transmeton Koha.net.

Kane në 120 paraqitje në Premier Ligë ka shënuar 84 gola.