Në Federatën e Futbollit të Kosovës besojnë se stadiumi do të jetë i mbushur me shikues për ndeshjen e Kosovës me Islandën, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e botërorit "Rusia 2018", do të luhet më 24 mars në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, që përkohësisht është shndërruar në shtëpi të Përfaqësueses së Kosovës, në mungesë të një stadiumi adekuat në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFFK-ja si organizatore e ndeshjes, do të shtypë bileta aq sa edhe është kapaciteti i stadiumit në Shkodër - 15 mijë e 908 bileta.
Kjo dëshmon për pritshmëritë e FFK-së për mbushje të stadiumit për ndeshjen me Islandën, që bëri befasi të madhe në "Euro 2016" duke shkuar deri në çerekfinale në debutimin në kampionat evropian.
Biletat për ndeshjen Kosovë - Islandë do të dalin në shitje javën tjetër, ka njoftuar të premten Diturie Hoxha, udhëheqëse e Marketingut në Federatën e Futbollit të Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.