Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi me Interin nuk përcakton fatin e Montellas

Marco Fassone ka insistuar se “Derbi della Madonnina” nuk do të jetë vendimtar për fatin e trajnerit Vincenzo Montella, por shpreson se rindërtimi i Milanit nuk do të shkojë gjatë.

Montella është në presion për të fituar derbin e së dielës kundër Interit, me Milanin që ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e Serie A, por shefi i kuqezinjve e ka bërë të qartë se do të përkrah trajnerin italian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do të jetë derbi vendimtar për Montellan”, ka thënë Fassone.

“Trajneri ka përkrahjen e plotë dhe përsëris se kam besimin e plotë për të”, ka shtuar ai.

“Filluam një projekt afatgjatë, jo vetëm për 7-8 ditë. E dimë se merr kohë, por ne shpresojmë të mos zgjasë shumë. Derbi nuk do të jetë vendimtar as për Milanin. E dimë se është ndeshje e rëndësishme sepse nisim takimin pas dy humbjeve, por ‘vendimtare’ është fjalë e madhe”.