Trajneri i ri i Bayern Muenchenit, Jupp Heynckes, ka tingëlluar tepër optimist të hënën, duke thënë se do të jetë në gjendje të vërë në binar gjërat për kampionin gjerman pas fillimit jo të mirë të stinorit që çoi në shkarkimin e Carlo Ancelottit.
Heynckes 72-vjeçar, që është për herë të katërt në klub, është zyrtarizuar në postin e trajnerit të premten. Ai do të drejtojë Bayernin deri në fund të stinorit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni zë vendin e dytë në Bundesligë, me pesë pikë disavantazh ndaj lideres Borussia Dortmund, pasi në dy ndeshje lëshoi avantazhin prej 2:0 duke barazuar 2:2.
Po ashtu skuadra bavareze zë vendin e dytë edhe në Grupin B të Ligës së Kampionëve me tri pikë pas dy ndeshjeve, pasi u mposht nga Paris Saint-Germaini në udhëtim me shifrat 3:0. Në të vërtetë pas asaj humbjeje erdhi shkarkimi i Ancelottit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.