Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mbyll me një pikë fazën e kualifikimeve për Botëror

Kosova ka pësuar edhe humbjen e nëntë në fazën kualifikuese për Botëror, që njëkohësisht ishte hera e parë në të cilën Kosova mori pjesë.

Nga dhjetë takime, vetëm i pari solli një pikë ndërsa të gjithë të tjerët shkuan në favor të kundërshtarëve. Kjo njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Albert Bunjakit si përzgjedhës i Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhiron e fundit të Grupit I, Kosova u mposht 2 me 0 nga Islanda, e cila kualifikohet direkt në Botëror.

Gylfi Sigurdsson dhe Johann Gudmundsson realizuan golat në fitoren për Islandën.

Kjo është tabela përfundimtare e Grupit I:

Islanda 22 pikë

Kroacia 20 pikë – Play-Off

Ukraina 17 pikë

Turqia 15 pikë

Finlanda 9 pikë

Kosova 1 pikë