Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët “Kuq e Zi” përshëndeten me Canën: Gjithmonë kapiteni ynë

Lorik Cana sot do të përshëndetet zyrtarisht me fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit, ndërsa para përshëndetjes nga fusha, ai ka marrë një falënderim nga tifozët e kombëtares.

Para ndeshjes me Italinë, Cana pritet të përshëndetet nga kuqezinjtë, ndërsa në stadium nuk pritet të jetë grupi i tifozëve “Kuq e Zi” që kanë bojkotuar Shqipërinë që nga ndeshja me Izraelin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!”, shkruhet në mesazhin e tifozëve.