Mesfushori ofensiv kosovar Xherdan Shaqiri e di shumë mirë se çfarë do të donte si dhuratë për ditëlindjen e tij të 26-të, të martën. Ai dëshiron një rezultat pozitiv ndaj Portugalisë, që do të siguronte biletën për në Botërorin "Rusia 2018" për Zvicrën.
Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll të martën mbrëma do të jetë mysafire e kampiones së Evropës, Portugalisë në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit D të eliminatoreve për Botërorin "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicra të shtunën mbrëma shënoi fitoren e nëntë në po aq ndeshje eliminatore, duke mposhtur në Basel përfaqësuesen e Hungarisë me shifrat 5:2.
Granit Xhaka në këtë ndeshje realizoi një gol, ndërsa Xherdan Shaqiri pati dy asistime. Për Zvicrën në stol ishin Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, të cilët nuk u aktivizuan. I ftuar ishte edhe Valon Behrami, por nuk u aktivizua për shkak të lëndimit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.