Përzgjedhësi i përfaqësueses U-17 të Kosovës në futboll, Besnik Kollari është i bindur se lojtarët do të bëjnë paraqitje dinjitoze në turneun kualifikues për kampionatin evropian "Anglia 2018".
Kosova ndeshjen e parë do ta luaj të martën kundër Holandës, derisa në Hungari, ku edhe do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Grupit 9, udhëtoi të shtunën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet Holandës dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 14:00 në Budapest. Pos Holandës e Hungarisë, Kosova në grup e ka edhe Uellsin. Ndeshjen e dytë do ta luaj kundër Uellsit më 13 tetor, kurse të fundit më 16 tetor kundër Hungarisë.
"Jemi të vetëdijshëm se kemi një grup jashtëzakonisht të fortë, me skuadra cilësore si Holanda e Hungaria, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi paraprakisht. Jemi munduar të mbledhim një grup më të mirë të mundshëm të futbollistëve në këto momente, si dhe jemi përgatitur aq sa kemi mundur", ka thënë Kollari.
Në Hungari, Kosova ka udhëtuar me 20 lojtarë: Auron Hoxha, Dorant Ahmetaj, Dionis Marovci, Robert Rrahmani, Leart Sadriu, Dorian Osmanollaj, Arian Berisha, Endrit Demolli, Blendi Morina, Endrit Alija, Florian Hysenaj, Valon Zumberi, Leonardo Uka, Gentrit Olluri, Adonis Aliu, Qëndrim Zyba, Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica, Bajrush Osmani.