Sport

Gjermania mbyll me bilanc të qindpërqindtë kualifikimet

Descriptive Text

Gjermania ka fituar edhe në ndeshjen e dhjetë të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Në xhiron e fundit të Grupit C, Gjermania “shkeli” Azerbajxhanin 5 me 1.

Goretzka dy herë, Wagner, Rudriger dhe Emre Can ishin golashënuesit për kampionin ebotës, ndërsa Sheydaev realizoi golin e vetëm për mysafirët.

Fazën kualifikuese Gjermania e mbyll me 30 pikë në pozitën e parë. Në “Play-Off” nga ky grup shkon Irlanda Veriore që ka grumbulluar 19 pikë. Jashtë Botërorit mbesin Republika Çeke, Norvegjia, Azerbajxhani dhe San Marino.