Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

F1, Hamilton me një dorë tek titulli, Ferrari ngec edhe në Japoni

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Japonisë duke prekur me një dorë titullin, pas tërheqjes së rivalit të tij Sebastian Vettel, pak metra pas startit.

Ka qenë shumë e thjesht për britanikun kjo garë në Suzuka, në të cilën mori suksesin e tretë në këtë pistë i pashqetësuar nga askush, edhe pse gjatë gjithë kohës dy makinat Red Bull të Maks Verstappen dhe Daniel Riccardos mbetën aty jo shumë larg, shkruan Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërheqja që në fillim e Sebastian Vettel sërish për një problem në motorin Ferrari ishte një asist për britanikun, i cili çon në 59 pikë diferencën me gjermanin, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi i këtij sezoni.

Edhe pse qëndroi gjatë gjithë kohës në një distancë prej 3 sekondash me kryesuesin, Maks Verstappen nuk e pati mundësinë që të sulmonte Hamilton apo t'i vinte në rrezik vendin e parë, ndërkohë që pas tyre piloti tjetër i Red Bull, Daniel Riccardo arriti të mbaj pas Valteri Botas dhe të ngjitet në vendin e tretë për të lënë finlandezin e Mercedes në të katërtin.

Pas tyre në vendin e pestë u rendit Ferrari i vetëm që zhvilloi garë, ai i Kimi Raikonen, i cili ishte nisur nga vendi i 11-të për shkak të penalizimit për ndryshimin e kambios.

Pas kësaj gare Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh, në kontinentin amerikan, me Çmimin e Madh të Austin.