Përfaqësuesja e Kosovës i dha fund ciklit eliminator si vendase për botërorin "Rusia 2018" me humbje ndaj Ukrainës, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës përfundoi me shifrat 2:0 në të mirë të mysafirëve. Kjo sfidë i takoi xhiros së nëntë, të parafundit, të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova i bëri ballë Ukrainës për një orë, por 30 minutat e fundit të ndeshjes ishin fatale për të përzgjedhurit e Albert Bunjakit. Për Kosovën kjo ishte ndeshja e fundit në Shkodër, pasi këtë cikël do ta mbyllë në udhëtim.
Në pesë ndeshje si vendase Kosova ka regjistruar po aq humbje, duke pranuar 15 gola dhe duke shënuar vetëm dy.
Edhe pse ishte kjo ndeshja e fundit në Shkodër për këto eliminatore, në tribuna zyrtarisht ishin vetëm 1.501 tifozë, ku një pjesë e tyre kishin udhëtuar nga Ukraina.
Njëherësh, kjo konsiderohet si ndeshja me shikueshmërinë më të vogël në Shkodër për Kosovën. Në këtë numër të vogël ndikoi edhe shiu që ra gjatë gjithë ditës së premte. (Më gjerësisht mund të lexoni sot Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.