Milot Rashica mendon se Kosova është një nga skuadrat më të pa fat.
Anësori i përfaqësueses kosovare pas humbjes ndaj Ukrainës, 0-2, tha se deri te pësimi i golit të parë loja ishte e barabartë, por sipas tij, golat erdhën nga dy pakujdesi të repartit të mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica mendon se Kosova bëri paraqitje të mirë, dhe Kosova ka të ardhme të ndritshme.
“Pësuam nga dy pakujdesi tona. Deri në momentin e golit të parë loja ishte e barabartë. Nuk e di nëse ka ndonjë kombëtare me më pa fat se ne”, ka thënë Rashica, transmeton kp.
“Në çdo ndeshje kemi treguar së po komponohemi, por ndoshta edhe mungesa e përvojës dhe mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore po na bën problem, por kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha anësori i Vitesses.