Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhgënjimet e sezonit të ri në futbollin evropian

Shumë skuadra dhe futbollistë kishin vendosur synimet e tyre për të bërë këtë sezon të paharruar.

Madje skuadrat bënë transferime rekorde për të arritur synimet, por në gjithë këtë ka përjashtime pasi disa prej tyre “nuk ndezën” dhe nuk po përmbushin pritjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Goal” ka renditur disa prej zhgënjimeve më të mëdha të sezonit të ri deri tani.

Victor Lindelof

Mbrojtësi ishte transferuar te Manchester Unitedi nga Benfica për 31 milionë funte, por suedezi ka luajtur vetëm njëherë në Premier Ligë.

Bayern Munih

Kur një klub si Bayern Munihu shkarkon trajnerin pas vetëm gjashtë jave pas nisjes së sezonit, është hap i qartë se jo gjithçka po shkon sipas planit.

Frank De Boer

Frank De Boer dështoi në Premier Ligë pasi mori përsipër Crystal Palacen me të cilin dështoi të shënonte gol në katër ndeshjet e para. Pas katër ndeshjeve ai u shkarkua.

Milan

Milani pritej të kthehej. U shpenzuan më shumë se 200 milionë euro, por jo gjithçka po shkon sipas planit. Tri humbje nga shtatë ndeshjet e para kanë lënë Milanin në pozitën e shtatë.

Everton

Evertoni “fitoi në afatin kalimtar” me kthimin e Wayne Rooneyt dhe shumë transferime, megjithatë pavarësisht shpenzimeve klubi mbetet i 16-i në tabelën e Premier Ligës.

VAR

Asistenca e gjyqtarëve përmes videove, apo shkurt VAR, pritej të ishte e ardhmja e gjykimit në futboll, por teknologjia e re nuk po heq problemet, por madje po shton polemikat në shumë ndeshje.

Lille

Shumë është pritur nga Lille kur emëroi Marcelo Bielsan si kryetrajner, por klubi ka arritur vetëm një fitore deri tani.