Jorge Sampaoli ka thënë se është shumë rrezik që të kombinojë në një formacion dyshen sulmuese Lionel Messi dhe Paulo Dybala.
Argjentina do të përballet me Perunë në Buenos Aires dhe një fitore ndaj mysafirëve do t’ia siguronte play-offin për Botërorin “Rusia 2018”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi nuk kemi kohë të punojmë në lidhjen Dybala-Messi, ne duhet të mendojmë për diçka më konkrete”, ka thënë Sampaoli, i cili është i bindur se Argjentina do të kualifikohet për Botëror.
Dybala po shkëlqen me Juventusin duke realizuar 12 gola në të gjitha garat. 21-vjeçari javë më parë ka thënë se e ka të vështirë të luajë me Messin pasi të dy janë në të njëjtën pozitë.
“Nuk shoh diçka të keqe në fjalët e Dybalas. Ai ka thënë se është i lumtur që luan me Messin, por thjesht se nuk e ka gjetur vendin e tij. Leo duhet të jetë i lirë në fushë, ashtu siç është te klubi i tij”, ka thënë Sampaoli.
“Të krijojmë një pozitë ose ta strukturojmë atë, do të ishte çmenduri”, ka thënë veç të tjerash ai.