Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajrizi e quan të fryrë suspendimin prej gjysmë viti

Në vend se në parket, Drilon Hajrizi ka qëndruar afër tij. Ai të mërkurën është bërë gati të luajë për Sigal Prishtinën ndaj Bashkimit në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Por pak kohë para se të niste ndeshja në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Hajrizi mori një lajm nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Basketbollistit mitrovicas iu kumtua vendimi i Komisionit Disiplinor të FBK-së se nuk ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete të FBK-së në kohëzgjatje prej gjashtë muajve. Kjo nënkupton se ai nuk mund të luajë për Prishtinën në kampionatin e Kosovës apo për përfaqësuesen e Kosovës.

Vendimi gjatë ditës nuk është publikuar në sajtin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kështu me gjasë e ka zënë në befasi Hajrizin, që vlerësohet prej basketbollistëve më të mirë në vend. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.