Sport

Prishtina nis sezonin e ri me fitore bindëse ndaj Bashkimit

Kampioni i Kosovës në basketboll, Prishtina, ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri të Superligës së Kosovës ndaj Bashkimit.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 89:54 në një ndeshje në të cilën dominuan që nga fillimi.

Epërsia e thellë e “Plisave” u sigurua qysh në periudhën e parë, kur Prishtina fitoi me rezultat 32:9.