Enis Gavazaj është operuar dhe tashmë i duhet të pushojë për pak kohë dhe më pas t’i bashkohet grupit në stërvitje.
Mesfushori u ndal në një moment të mirë dhe do t’i mungojë skuadrës në disa ndeshje të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi korçarët kanë një ekip të zgjeruar me lojtarë dhe nuk është se do e ndjejnë shumë mungesën. 22-vjeçari do të humbasë gjashtë ndeshje, për të qenë i gatshëm me Vllazninë në fillim të nëntorit.
Ai humbet sfidën e nesërme në Kupë me Mamurrasin, për të vijuar me përballjet në kampionat me Laçin dhe Lushnjen. Në Europë humbet sfidën me Partizanin e Beogradit.
Pas asaj ndeshje pritet që mesfushori të nisë përgatitjet, por një periudhë 10 ditore do i duhet të rimarrë veten, ndaj edhe ndeshjet me Teutën e Luftëtarin në kampionat nuk besohet të jetë gati.