Me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, dje, më 9 mars 2017, është mbajtur Asambleja themeluese dhe zgjedhore e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës “FSUK”. Bëhet e ditur se fillimisht u miratua Statuti dhe Emblema e kësaj federate.
Pjesëmarrës në Asamblenë e FSUK ishin 29 delegatë nga 19 universitete dhe kolegje publike dhe private nga e gjithë Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas u zgjodhën organet drejtuese të FSUK-së, presidenti i Federatës, zv. presidenti, katër nënkryetarë dhe katërmbëdhjetë anëtarë të Bordit Ekzekutiv.
President i FSUK u zgjedh Musa Selimi i Universitetit “Hasan Prishtina”.
Njoftimi prezanton edhe listën e të zgjedhurve të tjerë:
Zv/president u zgjedh
Shqipe Bajçinca UP,
Nënkryetarë u zgjedhën:
1. Djellza Shaqiri AAB,
2. Agron Bajraktari USHAF,
3. Abedin Bahtiri Univers,
4. Afrim Selimaj UHZ - Pejë,
Ndërsa anëtarë të Bordit Ekzekutiv u zgjodhën:
1. Arbër Reçi Iliria,
2. Lorik Muçaj Akademia Evulucion,
3. Gëzim Ymeri Fama,
4. Fatmir Pireva AAB,
5. Artan Kryeziu UKZ - Gjilan,
6. Muhamed Krasniqi Tempulli,
7. Ardita Luma UGJFA- Gjakovë,
8. Dukagjin Sokoli - Univers,
9. Adnan Hoxha Kolegji Hemerrerr,
10. Liridon Zeka Kolegji Biznesi,
11. Labinot Bajgora ECK,
12. Artan Tahiri UBT,
13. Esad Dauti Dukagjini Pejë,
14. Rifat Morina UMIB Mitrovicë.
Ndërsa një sportist do të emërohet nga presidenti i FSUK-së.
Delegatët e Asamblesë së FSUK kanë diskutuar edhe një serë temash me
rëndësi dhe kanë marrë disa vendime me qëllim të organizimit dhe funksionimit
sa më të mirë të Federatës dhe aktivizimit sa më të shpejtë të sportit universitar
në të gjitha universitetet dhe kolegjet e Kosovës.
{gallery}